Categories
Dieta

Dieta me kos. Mund të humbni deri në 5 kg në 1 javë

Dieta me kos është një nga dietat e forta 7-ditore, e cila realizon një rënie në peshë mbresëlënëse: deri në 5 kg në javë. Dieta me kos është një dietë bashkëkohore, e cila bazohet në receta të pasura me proteina dhe të varfra me karbohidrate.

Ajo siguron elementët e nevojshëm ushqyes për organizmin nëpërmjet një ekuilibri ushqimor të përsosur dhe në të njëjtën kohë, pakëson ndjeshëm numrin e kalorive.

Kjo bën që trupi për energjinë e nevojshme të sigurojë kaloritë nëpërmjet indeve dhjamore të depozituara, kryesisht në zonën e barkut, duke mundësuar në këtë mënyrë shkrirjen e yndyrave.

Dieta me kos përjashton ëmbëlsirat, duhanin, alkoolin dhe pijet e gazuara.

Recetat e sallatave janë ndërtuar me shumë pak vaj ulliri. Rekomandohet që gjatë kësaj diete të konsumoni sa më shumë ujë, si dhe të kryeni aktivitete fizike për rezultate sa më të mira.

Dita e parë

Mëngjesi: 100 gr kos me tërshërë.
Dreka: Sallatë jeshile me një kokërr patate të zier.
Darka: 200 gr fileto pule.
Para gjumit: Një gotë kos me një domate të grirë në mikser.

Dita e dytë

Mëngjesi: 100 gr kos me tërshërë.
Dreka: 50 gr oriz të shoqëruar me sallatë me domate.
Darka: Sallatë me perime mikse, e shoqëruar me një fetë buke të zezë, ose integrale.
Para gjumit: Një gotë kos.

Dita e tretë

Mëngjesi: 100 gr kos me tërshërë.
Dreka: Supë perimesh mikse e shoqëruar me sallatë perimesh mikse.
Darka: 200 gr peshk i pjekur në zgarë e shoqëruar me sallatë jeshile.
Para gjumit: Një banane.

Dita e katërt

Mëngjesi: 100 gr kos me tërshërë.
Dreka: 200 gr fileto pule, e shoqëruar me sallatë greke (domate, ullinj, qepë, djath i bardhë).
Darka: 2 kokrra patate të ziera, të regjura në uthull molle.
Para gjumit: Një gotë kos me një domate të grirë në mikser.

Dita e pestë

Mëngjesi: 100 gr kos me tërshërë.
Dreka: 50 gr oriz.
Darka: 100 gr fileto pule e shoqëruar me sallatë perimesh mikse.
Para gjumit: Një thelë shalqi.

Dita e gjashtë

Mëngjesi: 100 gr kos me tërshërë.
Dreka: 200 gr peshk i pjekur në zgarë e shoqëruar me sallatë jeshile, ose me sallatë perimesh mikse, si dhe një fetë buke e zezë ose integrale.
Darka: Perime të pjekura në zgarë.
Para gjumit: Një thelë pjepër.

Kjo dietë rekomandohet të përsëritet jo më shumë se një herë në muaj. Pasi e realizuat dietën, kaloni gradualisht në recetat e personalizuara, duke pasur kujdes që të mos abuzoni me sasinë, pasi kilet që keni humbur mund t’i zëvendësoni sërish me shpejtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *