Categories
Receta

Ullinj, presh dhe portokallë. Sallata që nuk duhet ta lini pa e provuar

Madje as nuk mund të imagjinohet një vakt i plotë pa një sallatë në mes. Secili përgatit atë që dëshiron në një larmishmëri mënyrash.

Shija e tyre e mirë dhe vlerat që kjo pjatë me perime i dhuron organizmit është e jashtëzakonshme. Për t’jua shtuar pak mundësinë e përgatitjes së tyre si edhe shijen, sot po ju sugjerojmë një recetë të re.

Sallata me presh të njomë dhe një sërë përbërësish të tjerë është e mrekullueshme.Ndiqni më poshtë si përgatitët fare lehtë dhe nisni ta gatuani edhe ju në shtëpi.

Përbërësit:

1-2 presh
2 portokallë
150 gr djathë i bardhë
100 gr ullinj
Vaj ulliri
Kripë

Përgatitja
Për të nisur me përgatitjen e kësaj sallate të mrekullueshme në çdo stinë filloni duke pastruar dhe qëruar preshin. Priteni atë në rradhë të hollë sa një kafshatë dhe lëreni mënjanë në një enë të thellë.

Më pas zgjidhni portokallët, të kuq ose normalë, sipas dëshirës tuaj dhe qërojini edhe ata me kujdes. Hiqini lëkurën e pritini në forma të vogla, më pas bashkojini tek ena ku hodhët preshin.

Merrni edhe djathin e bardhë dhe priteni në kubikë të vegjël duke shtuar sërish në enë. Në fund mbeten ullinjtë të cilët mund të jenë të llojit që ju dëshironi.

Shtojini edhe ata tek ena e sallatës, hidhni sipër vaj ulliri dhe pak kripë për më shumë shije. Përzieni mirë të gjithë sallatën në mënyrë që e gjithë përbërja të marrë shije të njejtë e më pas mund ta shërbeni në tavolinat tuaja menjëherë.

Në rast se do ta ruani në frigorifer, kini kujdes ta mbyllni mirë në një enë hermetike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *