Categories
Shëndeti

10 gjëra që i ndodhin trupit tonë, nëse bëhemi veganë

Sot gjithnjë e më shumë njerëz po vendosin të bëhen veganë. Jo vetëm që kjo mund të ndryshojë trupin tuaj, por gjithashtu mund të ketë një ndryshim pozitiv në planet. Njerëzit që ndjekin një dietë vegane mund të përjetojnë disa gjëra ndryshe nga mishngrënësit dhe vegjetarianët, nga shëndeti i nyjeve dhe kockave të tyre deri te fjetja mirë natën.

Më poshtë do të gjeni saktësisht se çfarë ndodh me trupin tuaj kur bëheni veganë. Rezultatet janë pozitive dhe negative.

1. Ju mund të flini më mirë

Kjo sepse veganët hanë më pak yndyrë të ngopur. Një studim ka zbuluar se ushqyerja me fibra mund të jetë një recetë e përsosur për gjumin e mirë. Me një dietë të bazuar në bimë, ju do të hani karbohidrate më komplekse që stimulojnë çlirimin e serotoninës, duke ju ndihmuar të flini.

2. Mund të humbni peshë

Disa studime kanë treguar se veganizmi ka ndikim në peshën tuaj. Veganët konsumojnë më pak proteina, kolesterol dhe yndyrë të ngopur, prandaj kanë më shumë gjasa të humbin peshë.

3. Mund t’ju ndryshojnë hormonet

Soja është zëvendësuesi kryesor i mishit, dhe ngrënia e tepërt e saj mund të ketë efekte negative në trupin tuaj. Kjo ndodh për shkak të zëvendësimit të proteinave. Soja shkatërron gjëndrën tiroide, e cila është përgjegjëse për kontrollimin dhe ekuilibrin e hormoneve tuaja.

4. Nyjet do t’ju dhembin më pak

Ushqime të tilla si gjalpi, djathi dhe hamburgerët mund të shkaktojnë inflamacion të nyjeve tuaja sepse ato përmbajnë shumë yndyrna të ngopura. Studimi i ri tregon se një dietë me bazë bimore, posaçërisht mund të ndihmojë në simptomat e artritit reumatoid. Kjo pjesërisht sepse nuk do të hani aq shumë yndyrna të ngopura, dhe gjithashtu sepse do të hani më shumë ushqim që lufton inflamacionin.

5. Do t’i shijoni gjërat ndryshe

6. Ndiheni më të fryrë

Të hash më shumë perime, si lakër Brukseli, brokoli, lulelakër etj, e bën stomakun tuaj të mbushet me gaz të tepërt. Kjo mund t’jua marrë frymën, pasi trupi nuk është në gjendje të përpunojë të gjithë fibrat. Kjo është arsyeja pse rekomandohet të pihet shumë ujë në një dietë vegane për të siguruar që ushqimi po tretet në mënyrë të shëndetshme.

7. Lëkura do të jetë më e pastër

Ajo që ne hamë ndikon drejtpërdrejtë në lëkurën tonë. Studimet kanë treguar se dietat me bazë bimore pastrojnë lëkurën nga aknet dhe në përgjithësi përmirësojnë shëndetin e lëkurës. Duke kufizuar marrjen e qumështit dhe duke konsumuar më shumë antioksidantë natyralë, ju mund t’i bëni favor lëkurës tuaj.

8. Era e trupit tuaj ndryshon

Edhe pse ngrënia e mishit mund të bëjë që të lëshoni toksina me erë të fuqishme, perimet dhe drithërat gjithashtu ndryshojnë erën tuaj. Disa perime kanë shumë squfur natyral në to, si lakra dhe qepa. Kur dieta juaj përfshin shumë nga këto, djersa dhe fryma juaj mund të fillojnë të nuhasin ushqimin që prishet në trupin tuaj.

9. Keni më shumë energji

Duket se një dietë vegane mund të ndihmojë në nivelet tuaja të energjisë. Dietat me bazë bimore treten më lehtë për trupin tuaj, që do të thotë se nuk është aq e mbingarkuar. Kur sistemi juaj tretës po punon shumë fort mund të ndiheni përgjumësh dhe me energji të ulta. Ndjekja e një diete vegane do të thotë që nivelet e energjisë suaj janë më të larta dhe mund të vini re se jeni më produktiv gjatë ditës.

10. Kockat mund t’ju thyhen më lehtë

Një dietë vegane mund të thotë që ju mund të keni një nivel më të ulët të kalciumit dhe vitaminës D në krahasim me jo-veganët. Kjo mund t’ju lërë me një rrezik më të lartë për osteoporozë, ku dendësia juaj e kockave është më e ulët dhe ato mund të thyhen më lehtë, sipas një studimi të ri të bërë nga Oxford. /abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *