Categories
Këshilla

Digjni gjithmonë një gjethe dafine në shtëpi. Mësojeni pse

Zakonisht, ne përdorim bimë dhe erëza të ndryshme për të shijuar ushqimet, pa menduar se këta përbërës kuzhine mund të përdoren edhe për qëllime të tjera. Një rast i tillë është për shembull përdorimi i gjetheve të dafinës.

Përveç rolit që luajnë në përmirësimin e shijes së gatimeve të ndryshme, gjethet e dafinës përmbajnë shumë vlera të dobishme për shëndetin, si për shembull veti antiseptike, antikancerogjene dhe antioksidantë. Janë po ashtu një burim i rëndësishëm i vitaminës A, B dhe C dhe acidit folik. Nuk është për t’u nënvlerësuar edhe përmbajtja e mineraleve qe ato përmbajnë si kaliumi, bakri, kalciumi, mangani, hekuri, seleni, zinku dhe magnezi.

Jemi të sigurtë se shumë prej jush nuk e dinë se aroma e veçantë dhe e dallueshme e gjetheve të dafinës ka një efekt tepër qetësues në trupin e njeriut. Kjo është edhe aryseja përse përdoreshin gjerësisht edhe nga grekët e lashtë. Përveç kësaj, besohej se gjethet e dafinës mund të mbështesnin edhe trajtimin e epilepsisë.

Për të marrë përfitimet shëndetësore të tyre mund t’i ndizni lehtë dhe me kujdes në një tas rezistent ndaj nxehtësisë dhe të lini aromën të përhapet ngadalë nëpër shtëpi. Djegia e gjetheve të dafinës është shumë e dobishme për të relaksuar muskujt, për të qetësuar mendjen dhe për të përmirësuar gjendjen shpirtërore. Gjethet e dafinës janë gjithashtu një nga ilaçet më të fuqishëm kundër furrtares së zezë! Nëse insektet kanë pushtuar kuzhinën ose oborrin tuaj, përdorni gjethe dafine për t’i zmbrapsur. /Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *