Categories
Lajme

I ati feston ditëlindjen, Dua Lipa i bën dedikimin në shqip dhe dhuratën më të ëmbël

Ditën e sotme babai i Dua Lipës dhe ish-rokeri i famshëm shqiptar, Dukagjin Lipa, feston ditëlindjen. E sigurisht dedikimet dhe dhuratat nga miqtë dhe familjarët e tij kanë qenë të shumta, mes të cilave rrëmbeu vëmendje ai i Dua Lipës.

Këngëtarja nuk mund të jetë pranë tij në këtë ditë të veçantë sepse ndodhet në SHBA me partnerin e saj, megjithatë i ka dërguar një dhuratë shumë të ëmbël. Të ëmbël në kuptimin e parë të fjalës, pasi ajo i ka dërguar atij disa kuti me ëmbëlsira. E së bashku me to edhe një shënim plot dashuri, ku shkruan:

“Gëzuar ditëlindjen, babai fantastik. Do doja të isha me ju! Më mungoni&ju dua! Do kthehem shumë shpejt dhe të festojmë të gjithë së bashku. Të dua, të dua!”

Por, nuk është mjaftuar me kaq pasi po ashtu e ka uruar edhe në rrjetet sociale. Teksa ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto nga fëmijëria me të atin, autorja e hitit “Don’t start noë”, ka shkruar:

“Gëzuar ditëlindjen babai më fantastik! Të dua”/ News31

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *