Categories
Receta

Ja si të përgatisni frape me bazë agrumesh, tepër e shëndetshme

Në këtë sezon ka me bollëk agrume e banane e jo në pak raste na ka ndodhur t’i hedhim për shkak se nuk i kemi ngrënë dot të gjtiha. Por me portokallët e mandarinat, banane e dardhë mund të përgatisim në shtëpi një frape shumë të shëndetshme.

Një përzierje shijesh dhe mirëqenieje me doza të larta magneziumi dhe kaliumi, përveç vitaminave B dhe C, perfekte për të pastruar organizmin dhe për t’i dhënë energji gjithë trupit.

Përbërësit:

  • Lëngu i tre portokajve ose mandarinave
  • 3 banane të mesme
  • 2 dardhë mesatare
  • 1 lugë kafeje mjaltë ose nektar agavia
  • 1 lugë kafeje aromë vaniljeje natyrale

Përgatitja:

Bashkoni në frulator lëngun e portokallit, bananet e qëruara dhe të prera në copa, dardhët të cilave u keni hequr meset dhe i keni prerë në copa, mjaltin e vaniljen dhe më pas frulojini me shpejtësi të lartë përreth 30 sekonda derisa të keni marrë një komposto kremoze.

Shijojeni frapenë ngadalë në mënyrë që të favorizoni tretjen: është e pasur në sheqerna natyrale dhe fibra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *