Categories
Receta

Nuk mungon asnjëherë në gatimet e tyre. Ja pse japonezët janë aq shumë të fiksuar pas orizit

Në të shkuarën, jo të gjithë japonezët mund të konsumonin oriz, duke qenë se pjesa më e madhe e tij ishte e rezervuar për fisnikërinë dhe madje fermerët japonezë asokohe përdornin oriz për të paguar taksat e tyre.

Sot, kuzhina japoneze as nuk imagjinohet pa orizin brenda saj, por jo më kot japonezët e kanë pjesë aq të rëndësishme të dietës së tyre ushqimore. Pse e përdorin kaq shumë?

1. I ndihmon të bien në peshë

Orizi ka pak yndyrë dhe shumë fibra, kombinim perfekt për të hequr kilogramët e tepërt. Eshtë provuar se njerëzit që konsumojnë oriz kafë kanë më pak shanse të shtojnë në peshë krahasuar me të tjerët.

2. I ndihmon të duken më të rinj

Gratë japoneze e përdorin ujin e orizit për të zbutur lëkurën dhe e konsumojnë atë rregullisht për të parandaluar plakjen. Orizi është i pasur me antioksidantë që mbrojnë qelizat e lëkurës nga dëmtimi dhe gjithashtu në zbehjen e rrudhave aktuale.

3. Ndihmon sistemin tretës

I pasur në fibra, orizi ndihmon në rregullimin e tretjes. Pastron trupin nga toksinat, gjë e cila ndikon tek funksionimi i mirë i veshkave.

4. Jep energji!

Nëse doni të ndiheni të fuqishëm, shkoni drejt orizit në vend të pijeve energjike. I pasur me karbohidrate, me një pjatë oriz s’do të ndiheni kurrë mjaftueshëm të lodhur.

Burimi: Bright Side/Anabel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *