Categories
Lajme

Rama apo Basha? Ja kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit sipas astrologes së njohur

Astrologia më e njohur në botë, Susan Miller parashikoi zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri. Në intervistën e saj për “Vizioni i Pasdites” ditën e sotme, Miller u bazua te shenjat e horoskopit të tre favoritëve për të fituar këto zgjedhje. Ata ishin kryeministri Edi Rama nën shenjën e Gaforres, lideri i opozitës Basha nën shenjën e Binjakëve, dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e cila është në shenjën e Dashit.

Miller tha për “Vizion Plus” se Lulzim Basha mund të jetë fituesi, duke qenë se shenja e tij do të ketë një fat më të mirë në këtë vit. Megjithatë nuk hoqi mundësinë e një rizgjedhjeje të Edi Ramës si kryeministër. Ja çfarë shprehu ajo:

“Binjakët dhe Gaforrja kanë mundësitë shumë të mira. Por binjakët kanë më shumë gjasa. Mund të jenë dhe zgjedhje me rezultat shumë të ngushtë.”

Për kryeministrin Rama, astrologia Miller tha se tre vitet e fundit kanë qenë shumë të vështirë, dhe se fundi i Prillit nuk do t’i rregulloj gjërat.

“Gaforrja ka kaluar vështirësi të mëdha në tre vitet e fundit. Por armiqtë e tij janë dorëzuar. Është në pozitë shumë të mirë, por ja ku qëndron problemi. Fundi i Prillit ka një hënë të plotë shumë të zemëruar prandaj do të ketë kontradikta. “ – shprehu Miller.

Ndërkohë për fituesin e mundshëm, liderin e opozitës Basha, Susan shtjelloi se nuk do të jetë një fitore e lehtë, për shkak të problemeve që do të hasë përgjatë fushatës zgjedhore.

“Do të ketë probleme me mbledhjen e fondeve dhe me klasën punëtore. Nuk do të marrë mbështetjen e klasës punëtore, sindikatave të ndryshmë.” – specifikoi astrologia.

Sipas Susan Miller, për Monika Kryemadhin gjërat do të jenë më mirë, por hëna e plotë e fundit të Prillit do të vendosë pengesa dhe për shenjën e saj.

“Dashin do ta ndihmojnë grupime të caktuara. Punëtorët, grupe të ndryshme të shoqërisë. Dashi do të ketë mbështetjen më të madhë. Por hëna e plotë është kontradiktore, nuk dihet se si do të shkojë. Ata që nuk fitojnë, siç ndodhi me ne në Amerikë, do të zemërohen dhe është interesante.” – përfundoi Miller./ Vizion Plus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *