Categories
Këshilla

Edhe pse shkoni në palestër apo keni reduktuar të ngrënit, këto 4 gabime s’po ju lënë të bini në peshë

Po shkoni në palestër rregullisht, keni reduktuar të ngrënin, por sërish nuk jeni aty ku donit të ishit. Fajin mund ta kenë një nga gabimet më poshtë:

1. Stërvitja e vetme që bëni është cardio.

Koha që shpenzoni duke vrapuar sigurisht që është kohë e shpenzuar mirë, por nëse nuk përfshini ushtrime force në rutinën tuaj do ta keni më të vështirë t’i eleminoni kilogramët e fundit që doni të hiqni.

2. Pjesa më e madhe e vakteve tuaja është në formë të lëngshme

Ju mendoni se jeni në rregull nëse në dietën tuaj ka më shumë lëngje. Smoothie-t janë të mira, por ato kanë tendencën të rrëshkasin në sistemin tretës pa e sforcuar fare atë, që do të thotë se trupi nuk lodhet fare për të djegur kalori.

3. Nuk po konsumoni asnjë lloj yndyre.

Po, yndyrnat e zakonshme janë të mbushura me kalori, por ato të shëndetshmet gjenden tek arrat, avokadot, vaji i ullirit, etj dhe janë të dobishme në procesin e dobësimit.

4. Nuk po numëroni kaloritë

Numërimi i kalorive dhe kontrrolli ndaj porcioneve është ende i rëndësishëm sepse ne kemi tendencën të nënvlerësojmë sa hamë dhe të mbivlerësojmë kaloritë e djegura gjatë stërvitjes.

Burimi: Women’s Health/Anabel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *