Categories
Këshilla

Je lodhur nga rutina? Bëj këto gjëra të thjeshta 10 minuta para gjumit

Kushdo mund ta bëjë rutinë 10 minutëshin para gjumit, për të bërë 5 gjëra të thjeshta, por treguese të një jete më të shëndetshme.

Laj enët – Është një fakt i provuar e i sprovuar. Mbrëmja ka shumë gjasa të jetë me enë të palara në lavaman dhe askush nuk ka dëshirë t’i pastrojë. Është shumë e lehtë të shijosh darkën e ta lësh pastrimin për më vonë, por dita është më e shëndetshme nëse zgjohesh në mëngjes dhe sheh enët e lara.

Rregullo rrobat – Është shumë e thjeshtë të vish në shtëpi, të lësh xhaketën, xhupin, fustanin etj. Por shtëpia është vendi ku jeton dhe nuk mund të jetë rrëmujë, kështu që katastrofës duhet t ‘i japësh fund në fund të ditës. Kështu, të gjitha veshjet e hedhur aty-këtu gjeju vendin e vet dhe lër gati veshjet që do të veshësh të nesërmen.

Zëvendëso DVD ose videot e tjera (lojëra) – Ditët tona gjithmonë e më shumë janë të mbushura me punë të vështira dhe me projekte pa fund, por në fund të ditës, nuk ka asgjë më çlodhëse sesa një film me familjen apo një lojë me fëmijët. Sa herë bëhet fjalë për gjetjen e një DVD, krijohet një rrëmujë, ndaj rekomandohet që ky kënd të jetë më i organizuar dhe koha më e mirë për ta bërë këtë është darka.

Përgatit plehrat – Çdo mëngjes para se të dalësh nga shtëpia duhet të marrësh plehrat për t’i hedhur jashtë. Kjo është një mënyrë e mirë për ta mbajtur të pastër ambientin, por edhe për të parandaluar përhapjen e më shumë baktereve nëpër shtëpi. Duke i lidhur qeset e plehrave çdo natë parandalon edhe përhapjen e erës së keqe nëpër shtëpi gjatë natës.

Bëj një listë – Kjo mund të të duket pa kuptim, por nuk ka asgjë më të bezdisshme se sa të jesh jashtë gjatë gjithë ditës dhe kur të kthehesh në shtëpi të të rezultojë se diçka ke harruar. Shampo, letër higjienike, çdo gjë që mund të jetë rasti e mund ta kesh të nevojshme, një listë e thjeshtë e gjërave që duhet të marrësh të nesërmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *