Categories
Këshilla

Kamomil dhe kos, kura për një ndër problemet më të mëdha që kanë femrat

Kamomili, bima shekullore e qetësimit të mendjes dhe aromës së mirë. Lulet e bukura të kamomilit përveç aromës së tyre të mrekullueshme njihen edhe për vlerat e mira që kanë në organizëm.

Zakonisht konsumohet në formën e çajit për të qetësuar trupin, mendjen apo inflamacionin. Ndryshe nga përdorimi i zakonshëm sot do kuptoni si ta përdorni këtë çaj të mrekullueshëm edhe për flokët.

Të njëjtën ndjesi të mirë që ju jep kur e konsumoni do t’i dhurojë edhe flokëve tuaj. Më poshtë gjeni të shpjeguar hap pas hapi mënyrën e saktë të përgatitjes së maskës me kamomil dhe kos.

Kamomil dhe kos

  • Për të përgatitur këtë maskë, merrni rreth 6 bustina çaji kamomil dhe 125 ml kos.
  • Ndërkohë vini të ziejë një tenxhere të mbushur me 1-2 gota ujë.
  • Hidhni bustinat e çajit në të dhe lëreni të ziejë për të paktën 10 minuta.
  • Pasi çaji të ketë lëshuar të gjithë ekstraktin e tij hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet plotësisht.
  • Hidheni më pas në një enë të pastër duke hequr edhe bustinat e çajit.
  • Në fund shtoni sasinë e kosit dhe përziejini mirë të dy përbërësit.

Si t’a përdorni?

  • Lani dhe pastroni si zakonisht flokët.
  • Lërini të thahen dhe më pas mund të aplikoni maskën nga rrënja drejt majave të flokëve.
  • Mundohuni të fokusoheni tek zona më e thatë e tyre apo tek skalpi duke e lyer mire të gjithë sipërfaqen e kokës.
  • Më pas është e rëndësishme që t’a mbuloni kokën me një qese plastike për 15-20 minuta.
  • Në këtë mënyrë do të evitoni që të bëni pis veten dhe të tjerët rreth jush.
  • Në fund të këtij proçesi shpëlajeni flokët me ujë të vakët dhe pak shampo për të larguar maskën nga rrënjët.
  • Kur të mos keni më shkumë në kokë kthejeni uji nga i ftohti dhe shpëlajeni kokën edhe një herë të fundit.
  • Kjo maskë do t’ju ndihmojë të hidratoni flokët tuaj, të largoni zbokthin dhe majat dyshe me shpejtësi.
  • Mund t’a përdorni një herë në javë ose një herë në dy javë sipas dëshirës tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *