Categories
Shëndeti

Këto janë ushqimet që ndihmojnë në parandalimin e plakjes

Që nga kohërat antike gratë janë përpjekur të gjejnë një ilaç universal kundër plakjes. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me rrudhat në fytyrë. Ndërsa plakemi, pothuajse të gjitha proceset e trupit tonë dëmtohen. Ngadalësimi i shpejtësisë metabolike shpesh çon në shtim peshe. Për më tepër, rreziku i prekjes nga sëmundjet, rritet ndjeshëm më kalimin e viteve.

Ju e dini që gjithçka që hamë ndikon në pamjen e jashtme dhe funksionimin e trupit. Nëse merrni ushqimet e duhura, mirëqenia juaj mund të përmirësohet. Më poshtë, ne ju kemi sjellë disa nga ushqimet që duhet t’i konsumoni në mënyrë që të ngadalësoni procesin e plakjes.

1. Peshqit me yndyrë. Salmoni dhe sardelet përmbajnë sasi të larta të acideve yndyrore omega-3, të cilt përmirësojnë shëndetin e trurit dhe parandalojnë zhvillimin e arterosklerozës. Rekomandohen dy racione peshku yndyror në javë për të zvogëluar rreziqet e problemeve të zemrës dhe goditjes në tru.

2. Boronicat. Janë të pasura me fibra, vitaminë C dhe antioksidantë. Boronicat përfshijnë kimikate të quajtura antocianina, të cilat mund të ulin dëmtimin oksidativ dhe të ngadalësojnë proceset e plakjes.

3. Vaji i ullirit. Duke qenë një përbërës thelbësor në dietën mesdhetare të shëndetshme për zemrën, vaji i ullirit mund të ulë nivelin e kolesterolit të keq, të zvogëlojë inflamacionin dhe të përmirësojë kujtesën.

4. Arrat. Bajamet, arrat, kikirikët etj janë plot fibra, proteina dhe yndyrna të shëndetshme të pangopura, të cilat mund të parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare, diabetin e tipit 2, demencën, madje edhe kancerin. Por mos harroni se arrat kanë shumë kalori, prandaj ia vlen të kufizoheni në një grusht në ditë.

5. Kosi. Kockat tuaja bëhen më të brishta me kalimin e viteve. Produktet e qumështit mund t’ju ndihmojnë të plotësoni nevojën e kalciumit dhe vitaminës D për të ruajtur shëndetin e kockave dhe për të ulur rreziqet e kancerit të zorrës së trashë dhe të gjirit.

6. Tërshëra. Karbohidratet komplekse jo vetëm që mund t’ju ngopin, por gjithashtu mbajnë arteriet tuaja të pastra dhe shmangin sëmundjet e zemrës, diabetin, shfaqjen e kancerit. Drithërat e plota përfaqësojnë një burim perfekt të fibrave që mund të mbështesin tretjen.

7. Avokado. Avokadoja përmban shumë yndyrna të pangopura dhe antioksidantë. Për shkak të kësaj, ato mund të mbajë arteriet tuaja pa pllakëza dhe të përmirësojë pamjen e lëkurës.

8. Lakra Brukseli. Perimet jeshile të errëta si lakra Brukseli, brokoli dhe spinaqi janë të pasura me vitaminë C, vitaminë K, fibra dhe antioksidantë. Kjo është arsyeja pse duhet të hani këto ushqime, që të dukeni të rinj dhe të ndjeheni të shëndetshëm.

9. Verë e kuqe. Edhe pse alkooli i tepërt është vërtet i dëmshëm për trupin tuaj, një gotë verë e kuqe mund të sjellë përfitime në zemrën dhe enët e gjakut. U zbulua gjithashtu se resveratroli kimik në verë mund të mbrojë qelizat e lëkurës nga dëmtimi e rrezeve ultraviolet dhe të vonojë proceset e plakjes.

10. Domatet. Ato përmbajnë një përbërës të quajtur likopen, i cili mund të zvogëlojë rreziqet e kancerit dhe të përmirësojë shëndetin e zemrës./abcnews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *