Categories
Lajme

Lindi vetëm 500 gram/ Roani i vogël pas 107 ditësh betejë gati të kthehet në shëtpi

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar sot historinë e një foshnje që ka lindur prematurë dhe që pas më shumë se 3 muajsh tashmë është gati të shkojë në shtëpi.

Siç tregon Manastirliu, Roani ka luftuar plot 107 ditë, me kujdesin shembullor të stafit të reanimacionit në maternitetin “Koço Gliozheni”.

“Roan ka luftuar plot 107 ditë, me kujdesin shembullor të stafit të reanimacionit në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Roani i vogël që lindi vetëm 500 gr, pas përpjekjeve të jashtëzakonshme për ta mbajtur në jetë, me punën e palodhur të mjekëve dhe infermierëve, tashmë është gati të kthehet në shtëpi🙏🏼😇 #Respekt për stafet mjekësore 🤍”, shkruan Manastirliu

Edhe në këto kohë të vështira pandemie, personeli mjekësor në maternitete iu është gjendur pranë nënave të reja me përkujdes të shtuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *