Categories
Lajme

Miratohet marrëveshja me Turqinë/ Gjuha turke futet në shkollat tona, ndërsa atje…

Marrëveshja ndërmjet qeverisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për bashkëpunimin në fushën e arsimit është botuar në fletoren zyrtare në datën 2 mars.

Bie në sy se nga marrëveshja e arritur është futja e gjuhës turke në shkollat shqipe si lëndë e një gjuhe të huaj me zgjedhje të lirë, me qëllim një program pilot në gjuhën turke.

Neni 2. pika 9, parashikon shkëmbimin e përvojave në hartimin dhe përmirësimin e materialeve arsimore të përdorura në të dyja vendet.

Ndërkohë që në pikën e mëposhtme, sanksionohet edhe futja e gjuhës turke në shkolla. Në këtë pikë thuhet se palët do të inkurajojnë mësimdhënien si dhe nxënien e gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë dhe kulturën e palës tjetër, brenda sistemit të tyre arsimor.

Përmbatja e nenit tre:

Mësimdhënia dhe nxënia e gjuhëve zyrtare

Palët do të inkurajojnë mësimdhënien dhe nxënien e gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë dhe kulturën e palës tjetër, brenda sistemit të tyre arsimor.

Pala shqiptare synon të kryejë një vlerësim për kërkesat, për të mësuar gjuhën turke si një gjuhë e huaj si lëndë me zgjedhje të lirë, me qëllim shpalljen e një programi pilot në gjuhën turke.

Pala shqiptare do të sigurojë çdo vit kuota për pjesëmarrjen e studiuesve/studentëve turq në seminaret/kurset verore të gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Pala turke do të sigurojë çdo vit kuota për pjesëmarrjen e studiuesve/studentëve shqiptarë në seminaret/kurset verore në gjuhën dhe kulturën turke.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *