Categories
Lajme

Blendi Fevziu zbulon rrogën e parë që ka marrë si gazetar dhe as që e imagjinoni dot sa ka qenë

Një nga emrat më të njohur dhe më të suksesshëm të gazetarisë në Shqipëri, Blendi Fevziu, ka dhënë së fundmi një intervistë në emisionin ‘Fitstation’ në News24.

Këtë herë jo për politikë, as për çështje të tjera sociale në vendin tonë, por për një rrëfim rreth pasioneve të tij dhe jetës personale.

Gjithmonë kur bëhet fjalë për njerëz të suksesshëm, si në rastin e Blendit, bëhemi kurioz se si e ka nisur karrierën e tij, ose më specifiksht cila ka qenë rroga e parë.

Kështu që nuk ka munguar as kjo pyetje nga gazetarja dhe përgjigjja e tij ishte kjo:

“10 mijë lekë të vjetra ka qenë, atëherë ishte një pagesë shumë e mirë por derisa erdha te rroga kam punuar pa rrogë fare, për reth dy vite, vetëm për pasion dhe lutesha që emri të shënohej tek artikulli. Unë dhe kur kam nisur emisionin pasi kam mbaruar 6 muajt e parë, më ka thirrur drejtori më ka thënë ke honoraret, por honorarin edhe si skenarist dhe si drejtues, dhe unë nuk e kuptoja këtë kisha hyrë në televizion nga pasioni. Natyrisht unë kisha një rrogë në revistën Klan”- tha gazetari

I pyetur se çfarë duhet për të qenë një emision i suksesshëm si “Opinion” gazetari u shpreh se talenti vjen në fund, duhet punë dhe pasion.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *