Categories
Lajme

Kini kujdes! Këto gjëra personale nuk duhet t’i ndani as me njerëzit më të afërt

Të gjithë e dimë që nuk duhet të përdorim krehrin apo furçën e dhëmbëve të dikujt tjetër. Sidoqoftë, ka shumë gjëra të tjera personale që ne i ndajmë me të tjetër, kur vërtet nuk duhet.

1. Shkëlqyesi i buzëve ose buzëkuqi

Nëse ju bie në dorë buzëkuqi i shoqes tuaj, bëni mirë të mos e përdorni. Sëmundje të tilla si herpesi mund të transmetohen lehtë përmes tij. Edhe nëse personi i prekur nuk ka një skuqje të dukshme, virusi përsëri mund të jetë i pranishëm në mukozën e gojës dhe pështymë.

2. Kufjet

Çdo person ka një ekuilibër unik të florës bakteriale në dyllin e veshit të tij. Kurdoherë që vendosim të ndajmë kufjet me një mik, rrezikojmë ta prishim këtë ekuilibër. Kjo, nga ana tjetër, mund të provokojë një infeksion të veshit. Ju mund të hiqni dyllin e veshit nga sipërfaqja e kufjeve duke përdorur një kunj dhëmbësh ose një pambuk me peroksid hidrogjeni. Por gjithsesi mundohuni të mos i ndani me askënd kufjet.

3. Kapëset e flokëve

Shumica prej nesh e dinë që ndarja e krehrit është një ide e gabuar. Epo, e njëjta gjë vlen dhe për aksesorët e flokëve që bien në kontakt me lëkurën e kokës. Kërpudhat dhe morrat mund të përhapen lehtësisht.

4. Deodoranti

Edhe me deodorantët që kanë veti antibakteriale, sipërfaqet që bien në kontakt me lëkurën mund të përmbajnë baktere. Mbi të gjitha, janë bakteret ato që shkaktojnë erën e djersës të cilën ne po përpiqemi ta neutralizojmë. Është më mirë të përdorni deodorant menjëherë pasi të keni bërë dush, ndërsa lëkura juaj është akoma e pastër. Nëse keni nevojë për të rifreskuar sqetullat tuaja gjatë ditës, fshijini ato më parë me një letër të lagur.

5. Peshqirët

Funksioni kryesor i një peshqiri është të thithë sasinë maksimale të lëngut nga sipërfaqja e trupit tuaj. Kjo është arsyeja pse, edhe kur jeni krejtësisht të shëndetshëm, lagështia e rritur brenda banjës gradualisht e kthen peshqirin e njomë në një terren të përsosur për myk, baktere dhe kërpudha.

Ekspertët e higjienës këshillojnë ndërrimin e peshqirëve çdo 3-4 ditë. Është më mirë të thani peshqirët tuaj në ballkon ose në një vend pa lagështirë, në vend që t’i lini në banjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *