Categories
Lajme

Kjo video po bën xhiron e botës. Vullkani Etna nis të aktivizohet, fëmijët luajnë sikur asgjë të mos ketë ndodhur

Aktivizimi i vullkani Etna në Itali javët e fundit, i ka shqetësuar jo pak banorët e zonës së Siçilisë. Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për disa fëmijë, të cilët nuk e ndërpresin lojën e futbollit, edhe pse vullkani nis të shpërthejë.

Pamjet e filmuara nga terreni sportiv “San Gregorio di Catania” në Siçili, tregojnë një grup fëmijësh duke luajtur. Ata nuk e ndërpresin lojën më popullore në botë, futbollin, edhe pse në sfond, vullkani Etna nis të nxjerrë shtëllunga të mëdha tymi.

Pamjet kanë shkaktuar një habi shumë të madhe, në mesin e përdoruesve të rrjeteve sociale. Ndërkohë, kujtojmë se Etna konsiderohet si vullkani më aktiv i Evropës dhe rregullisht nxjerr tym ose llavë që nga shpërthimi i fundit që ka ndodhur në vitin 2011.

https://www.facebook.com/1338999303/videos/pcb.10158029859298811/10220582155567385

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *