Categories
Lajme

“Sot 12 vite pa ty o ma”. Këngëtarja shumë e dashur për të gjithë shqiptarët, na përlot me fjalët për nënën e ndjerë

Sot është një ditë e trishtë për Miriam Canin, pasi bëhen 12 vite që nuk e ka më pranë të ëmën. Këngëtarja ka përkujtuar të ndjerën përmes një postimi në rrjete sociale, e cila krahas një fotoje të sajën kur ka qenë e re, ka shkruar dhe disa fjalë prekëse.

“Sot u bënë 12 vite pa ty mami. Më mungon në çdo frymëmarrje.”, ka shkruar Miriam. Këngëtarja ka treguar dhe më parë për raportin e veçantë që ka patur me të ëmën, teksa u shpreh se mbetet një model për të.

“Çdokush nga ne e ka model nënën e tij. Ajo mua më frymëzon, është motiv për mua në shumë gjëra. Kam qenë shumë e lidhur me të. Është shumë e vështirë të gjesh fjalët. Janë të paktat rastet kur funksionin shprehja: Koha shëron çdo plagë.”, u shpreh kohë më parë ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *