Categories
Shëndeti

7 simptomat e sëmundjes së tiroides që nuk duhet t’i injoroni

Gjëndra tiroide është përgjegjëse për prodhimin e hormoneve që rregullojnë metabolizmin tuaj, temperaturën e trupit dhe rrahjet e zemrës. Nëse puna e saj prishet, kjo mund të çojë në pasoja të rënda për organet tuaja: mëlçinë, zorrët, veshkat, sistemin riprodhues, zemrën dhe madje edhe trurin.

Ja disa nga simptomat që nuk duhet t’i anashkaloni, nëse doni të shmangni problemet serioze të shëndetit.

1. Lodhja dhe nervozizmi

Sëmundja e tiroides mund të ndikojë në nivelet e energjisë dhe humorin tuaj. Hipotiroidizmi shkakton ndjenjën e lodhjes dhe humbjen e forcës, shoqëruar me probleme të shpeshta të gjumit dhe nervozizëm.

2. Ndryshimet në rrahjet e zemrës

Hormonet tiroide prekin pothuajse çdo organ në trup dhe mund të ndryshojnë rrahjet e zemrës. Njerëzit me çrregullim të gjëndrës tiroide të manifestuar rishtazi mund të vërejnë se frekuenca e rrahjeve të zemrës së tyre mund të jetë ulur ose rritur.

3. Humbje ose shtim të peshës, në mënyrë dramatike

Një ndryshim drastik i peshës është një nga simptomat më të zakonshme të sëmundjes tiroide. Një rritje ose ulje e peshës që ndodh në një periudhë të shkurtër kohe mund të nënkuptojë një nivel shumë të ulët ose shumë të lartë të hormoneve tiroide.

4. Lëkura e thatë dhe thonjtë e brishtë

Lëkura e thatë që kruhet mund të jetë shenjë e problemeve me gjëndrën tiroide. Në mënyrë të ngjashme, duhet të ndiheni të alarmuar nëse thonjtë tuaj bëhen të brishtë me vija vertikale të dukshme që shfaqen përgjatë sipërfaqes.

5. Problemet e rregullimit të temperaturës së trupit

Sëmundja e tiroides mund të dëmtojë aftësinë e trupit tuaj për të rregulluar temperaturën e tij. Ju mund të përjetoni të dridhura ose, anasjelltas, të shfaqni djersitje të tepruar dhe të ndjeni nxehtësi.

6. Ënjtje të qafës

Ënjtja ose zmadhimi i zonës së qafës është një shenjë e dukshme e problemeve me gjëndrën tiroide. Sigurohuni t’i kushtoni vëmendje simptomave të tilla.

7. Dhimbje muskulore dhe kriza

Manifestimet e hipotiroidizmit mund të përfshijnë dhimbje në pjesë të ndryshme të trupit. Në shumicën e rasteve, këto simptoma shoqërohen me ënjtje të muskujve ose me një tumor që shtyp nervat. /Abcnews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *