Categories
Lajme

Laporta presidenti i Barcelonës, goditja e parë në merkato do të jetë ylli i Bundesligës

Joan Laporta tashmë fitoi zgjedhjet, por përpara ka një sfidë akoma më të madhe dhe më të vështirë. Barcelona duhet të rritet si skuadër dhe kjo ndodh duke afruar disa nga lojtarët më të mirë në treg.

Një prej tyre është David Alaba (mbyll kontratën me Bayern në verë) dhe mësohet se Laporta ka ndërhyrë për ta afruar. Mediet spanjolle mësojnë se presidenti katalanas ka takuar Fali Ramadanin dhe Pini Zahavin, agjentët e Alaba, mbi një kalim të mundshëm të austriakut në Camp Nou.

Mbrojtësi austriak ka kërkesa të larta financiare, por Laporta e ka zgjidhjen për këtë. Në verë në shitje do nxirret një mes Griezman dhe Coutinho. Paga e tyre është e përafërt me kërkesat e Alaba dhe ikja e njërit prej tyre do lironte hapësirë financiare për yllin e Bayern Munchen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *