Categories
Shëndeti

Keni gjakrrjedhje nga hundët? Ja çfarë duhet të bëni direkt

Momenti i një hemoragjie të papritur nga hundët mund të shkaktojë frikë, shqetësim dhe shpesh panik. Hemoragjia nga hundët në përgjithësi nuk është tregues i ndonjë problemi serioz mjekësor dhe mund të trajtohet edhe në kushtet e shtëpisë.

Ajo mund të zgjasë disa sekonda ose edhe disa minuta.

Çfarë duhet të bëni?
Që të ndaloni gjakderdhjen nga hundët duhet të provoni këto mënyra:

  • Të mbani flegrat e hundës shtrënguar lehtë për pak minuta.
  • ë vendosni mbi hundë një kompresë të ftohtë ose akull.
  • Të qëndroni në këmbë, një pozicion që pakëson tensionin e gjakut në enët e gjakut në zonën e hundës.

Nëse gjakderdhja pushon, nuk keni nevojë të kërkoni një trajtim më të specializuar mjekësor.

Kur është koha që të kërkoni ndihmë mjekësore?

  • Nëse gjakderdhja nga hundët ndodh ndërsa merrni ilaçe për hollimin e gjakut dhe vuani nga mpiksja e gjakut, atëherë duhet të drejtoheni tek një mjek specialist.
  • Nëse vuani nga anemia, rrahjet e çrregullta të zemrës apo vështirësitë në frymëmarrje atëherë duhet të shkoni tek mjeku.
  • Nëse fëmijës që nuk ka mbushur akoma 2 vjeç, i del gjak nga hundët, duhet ta çoni menjëherë te pediatri.
  • Nëse gjakderdhja është e përsëritur, atëherë duhet të konsultoheni me një mjek.

Duhet të shkoni në urgjencë në rastet kur:

  • Gjakderdhja vazhdon për më shumë se 20 minuta
  • Humbisni shumë gjak
  • Keni vështirësi në frymëmarrje
  • Keni gëlltitur një sasi të madhe gjaku që ju shkakton të përzjera
  • Nëse keni pësuar një aksident dhe ju del gjak nga hundët

Çfarë e shkakton gjakderdhjen nga hundët?

  • Brendësia e hundës është e tejmbushur me enë gjaku tepër delikate të cilat mund të dëmtohen mjaft lehtë.
  • Gjakderdhja është e pritshme nëse ju:
  • I ngacmoni hundët shpesh
  • I fryni hundët me shumë forcë
  • Keni pësuar një lëndim në hundë
  • Pjesa e brendshme e hundës përthahet si pasojë e ndryshimeve në nivelin e lagështisë dhe temperaturës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *