Categories
Lajme

Ky është fëmija më mistrec në botë

Është vetëm tre vjeç dhe është cilësuar si ëreck-It Ralph i jetës reale. Jaxon Carter ka thyer 12 televizorë dhe ka shkaktuar shumë dëme të tjera në shtëpinë e tij. Nëna Shyamam Underëood thotë se nuk ka qenë në gjendje t’i hiqte sytë nga djali i saj që kur ishte 10 muajsh, kur filloi të ecte.

Shyama, e cila ka dhe tre fëmijë të tjerë thotë se prapësitë e tij i kanë kushtuar 6 mijë paund dëme dhe për këtë arsye e kanë quajtur si “ëreck-It Ralph” i jetës reale. Ajo thotë se ka provuar çdo mënyra për ta disiplinuar djalin e saj, por në fund përfundon duke bërë të njëjtën gjë.

“Ne kemi ndërruar 12 televizorë në 18 muajt e fundit pasi i shkatërroi. Vetëm javën e kaluar gati sa si vuri flakën shtëpisë duke futur lodrën e tij në furrë ndërsa isha duke gatuar darkën – u ktheva dhe furra ishte në flakë. Ai ka përmbytur banjën dy herë.”, shprehet ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *