Categories
Lajme

Legjenda e futbollit e thotë publikisht se dëshiron të jetë trajner i Barcelonës

Klubi i Barcelonës dje u bë me president të ri. Joan Laporta do ta udhëheq katalunasit në vitet e ardhshme.

Por, ka mundësi që sezoni tjetër ta gjej Barcelonën me trajner të ri. Edhe pse gjasat nuk janë shumë të mëdha, Ronald Koeman mund të largohet nga katalunasit në fund të këtij sezoni, transmeton Indeksonline.

Ndër emrat që është përfolur për ta zëvendësuar Koemanin është Xavi Hernandez. Megjithatë, një legjend e futbollit e ka thënë publikisht se dëshiron që të jetë trajner i Barcelonës.

Thierry Henry në një prononcim për media ka thënë se do të dëshironte ta udhëhiqte klubin e Barcelonës.

“A dua të jem trajner i Barcelonës? Po” u shprehë legjenda franceze. Henry tek Barcelona ka luajtur edhe si futbollist, ku kishte arritur të fitonte trofe të shumtë.

Henry së fundmi ishte trajner i një klubi në ShBA por dha dorëheqje për arsye familjare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *