Categories
Lajme

Monika Kryemadhi shkoi për t’i kërkuar votën, qytetarja në Kamëz i bën pyetjen e sikletshme

Kur mbetet më pak se një muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, shumë energjike, ka dalë ditën e sotme në terren, në Kamëz, e shoqëruar edhe me kandidatët për deputet në këtë zonë.

Kryetarja e LSI-së u ka shpërndarë fletëpalosje qytetarëve, ndërkohë që është hasur edhe me një pyetje plot ironi nga një tregtare në Kamëz. Një prej tyre i tha kryetares së LSI-së nëse ajo u ka sjellë një tufë me lekë, ndërkohë që Kryemadhi i është përgjigjur se lekët i ka marrë Edi Rama.

Qytetarja: Ça na keni sjellë, a na keni sjellë ndonjë tufë me lekë?

Kryemadhi: Jo lekë s’ka!

Qytetarja: Po pse nuk ka lekë?

Kryemadhi: Lekët i ka marrë Edi Rama, ne po ju sjellim programe. Hajde!

Qytetarja: I keni marr ju përpara lekët!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *