Categories
Këshilla

Pastron organizmin dhe parandalon gurët në veshka, ja lista e ushqimeve ku gjendet kaliumi

Mes faktorëve të ndryshëm, shëndeti ynë bazohet edhe tek përthithja e një sërë nutrientësh, nga kombinimi i të cilëve mbështeten funksione esenciale të organizmit tonë. Në gamën e nutrientëve që nuk mund të mungojnë në një dietë të shëndetshme, është edhe kaliumi. Por për çfarë bëhet fjalë specifikisht dhe cilat janë benefitet që sjell në trupin tonë?

Kaliumi është një makroelement dhe një makromineral, ose një prej mineraleve për të cilat trupi ynë ka nevojë për sasi të mjaftueshme që të sigurojë mirëqenien e vet. Bëhet fjalë për një prej mineraleve më të pranishme në trupin tonë. Në një individ të rritur gjenden rreth 180 gramë.

Kaliumi merr pjesë në funksione të ndryshme trupore si:

  • Merr pjesë në kotnraktimin e muskujve, përfshirë dhe muskulin e zemrës
  • Favorizon rregullimin e ekuilibrit të lëngjeve dhe mineraleve në qeliza
  • Ruan presionin e gjakut në nivele normale duke minimizuar efektet e kripëës
  • Redukton humbjen e indit kockor i cili ndodh gjatë plakjes
  • Në rastet e mungesës së kaliumit, mund të ndodhin ngërçet muskulore, ose kontraksione të pavullnetshme të muksujve. Kaliumi, veç të tjerave:
  • Favorizon diurezën
  • Vepron në muskulaturën e stomakut dhe zorrëve duke kontrastuar ngërçet
  • Ndihmon në parandalimin e gurëve të veshkave dhe suporton eliminimin e citratit të tepërt

Ku gjendet kaliumi:

Kaliumi gjendet në një numër të madh ushqimesh. Mes atyre më të këshilluara për të siguruar kaliumin janë:

  • Lakrat
  • Brokoli
  • Spinaqi
  • Asparagët
  • Domatet
  • Fasulet dhe bizelet, sidomos të thata
  • Banane
  • Fiq
  • Rrush
  • Kajsi
  • Kivi
  • Frutat me lëvozhgë

Nevojat ditore për kalium përllogariten rreth 3 gr në ditë për të rriturit, 5 gr në ditë për gratë shtatzëna dhe për fëmijët nën moshën 3 vjeç janë mjaftueshëm 800 mg në ditë.

Simptomat e mungesës së kaliumit

Kur verifikohet një mungesë kaliui në trup mund të shfaqen sinjale të ndryshme në organizmin tonë, mes të cilave:

  • Lodhje
  • Spazma dhe ngërçe muskulore
  • Çrregullim i rrahjeve të zemrës
  • Të vjella
  • Ndryshim i humorit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *