Categories
Lajme

“Si mjek jam i shqetësuar”; ja çfarë propozon Pipero për fundjavat në Tiranë

Këtë javë pritet që të mblidhet më në fund Komisioni Teknik i Ekspertëve. Ata do të japin vendimet e fundit rreth orës policore apo kufizimeve për situatën ën vendin tonë. Megjithatë pa ditur ende asgjë rreth rregullave të komitetit Doktor Pipero tregon që sipas tij kufizimet duhet të jenë akoma më shumë.

Në intervistën për ABC, doktor Pipero tha se virusi ka shumë të panjohura, dhe situata sipas tij duhet të shihet tek ata që shtrohen në spital dhe jo vetëm tek numri i të infektuarve: Për mua duhet të ndalohet udhëtimi jashtë Tirane!

“Për mua duhet të ndalohet udhëtimi jashtë Tirane. Në fundjavë duhet të ketë një ndalim të kalimit nga një rajon tek tjetri, pasi mbipopullimi i lokaleve sjell transmetim të Covid-19.

Po ashtu duhet të respektohen masat aktuale. Unë mendoj që lokalet të zbatojnë masa strikte dhe po të respektohen masat aktuale dhe të kufizohen lëvizjet në fundjavë, mund të frenohet edhe përhapja e virusit. Për mua si mjek, indikator kryesor nuk është numri i rasteve të infeksioneve, por numri i rasteve që shtrohen në spital.

Numri i atyre që shtrohen në spital është real, i rasteve të rënda, i atyre që humbasin jetën këto janë indikatorë që mua si mjek më shqetësojnë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *