Në ka një produkt që nuk mungon kurrë në kuzhinën e një amvise, ajo është soda e bukës. Përveç përdorimeve në kuzhinë, amvisat e përdorin sodën e bukës kundër një sërë problemesh shëndetësore.
Ajo që dihet dhe pranohet gjerësisht është se soda e bukës është e mrekullueshme kundër baktereve dhe infeksioneve që shkaktojnë shumë sëmundje.
Kombinimi i saj me mjaltin konsiderohet një kurë ideale për njerëzit që probleme dermatologjike. Soda e bukës ndihmon në eliminimin dhe parandalimin e puçrave dhe akneve.
Ajo gjithashtu pastron lëkurën dhe heq qelizat e vdekura duke përmirësuar shëndetin e lëkurës. Megjithatë, ky konsiderohet si një grimcë e përfitimeve të mëdha që ofron soda e bukës për shëndetin.
Kombinimi i sodës së bukës me mjaltin në një kurë të vetme, ndihmon në trajtimin e shumë sëmundjeve siç është diabeti, gripi dhe sëmundjet e veshkave.
- Si të përgatisni kurën e sodës së bukës me mjaltë?
Për përgatitjen e kurës rekomandohet 120 gramë sodë buke dhe 250 gramë mjaltë. - Përziejini së bashku në një enë të thellë deri sa të formohet një masë uniforme dhe e trashë.
- Vendoseni enën brenda një tenxhereje me ujë të valuar dhe mbajeni për 10 minuta.
- Hiqeni tenxheren nga zjarri ndërkohë që masën e sodës së bukës dhe mjaltit vendoseni në një enë qelqi.
- Ekspertët rekomandojnë konsumin e 2 deri në 3 lugë gjelle nga kjo kurë çdo ditë për një muaj të tërë.
- Kura me sodë buke dhe mjaltë mund të merret gjatë kësaj kohe para ose pas vakteve.
- Ekspertët paralajmërojnë se është shumë e rëndësishme të dini se nuk duhet ta vazhdoni kurën më tepër se një muaj.
Gjatë konsumit të kurës duhet të shmangni mishin e kuq, miellin dhe sheqernat. /agroweb