Categories
Lajme

“Eksperiment” i guximshëm, ja fanellat orgjinale e Barçës për sezonin e ardhshëm (foto)

Para disa javësh mediet spanjolle zbuluan projektin e fanellës së Barceonës në sezonin e ardhshëm (2021-2022), teksa pritej ishte më i çuditshëm se i sivjetshmi.

Footy Headlines, një portal i specializuar në këtë drejtim, ka publikuar fotot e para të fanellës origjinale të katalanasve në sezonin e ardhshëm.

Është një fanellë, ku si zakonisht mbizotëron e kuqja dhe bluja. Ajo që bie në sy është dizenjimi i vijave, ku vihet re një kryq në të djathtë dhe vija të holla si simbol i flamurit katalanas në të majtë.

Një uniformë e çuditshme në pamje të parë, teksa pritet reagimi i tifozëve pas kësaj. Për momentin çështja më e rëndësishme është: ‘A Messi do e veshë këtë fanellë?’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *