Categories
Shëndeti

Keni probleme me kolesterolin? Hiqni dorë menjëherë nga këto ushqime

Kolesteroli është armiku kryesor i zemrës. Ka disa ushqime që duhet të shmangni.

Pijet e gazuara e me sheqer
Sheqeri konsiderohet si armiku kryesor i shëndetit. Ai luan një rol të fortë në rritjen e kolesterolit dhe në rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Ekspertët thonë se heqja dorë prej këtyre produkteve është hapi më i rëndësishëm në uljen e kolesterolit.

Mishi i përpunuar
Ekspertët thonë se konsumi i mishrave të përpunuar rrit rrezikun e sëmundjeve kronike të zemrës.

Ata rekomandojnë një regjim ushqimor mesdhetar i cili përfshin sasi të kufizuara të mishit të kuq e pa dhjamë. Konsumi i moderuar i këtij të fundit mund të përmirësojë shëndetin e zemrës.

Yndyrnat trans
Yndyrnat trans rrisin kolesterolin dhe janë një kontribues i fortë në shfaqjen e sëmundjeve të zemrës.

Këto yndyrna gjenden me shumicë në ushqimet industriale por me emërtime të ndryshme në etiketa. Një prej emërtimeve më të përhapura është “vaji i hidrogjenizuar.”

Të skuqurat dhe të shpejtat
Vajrat e përdorur për skuqjen e ushqimeve janë plot me yndyrna të pashëndetshme. Temperatura e lartë për skuqje formon yndyrnat trans.

Për pasojë, ekspertët rekomandojnë shmangien e ushqimeve të skuqura që janë rrezik për zemrën. Ushqimet e shpejta ku përfshihen sufllaqet, sanduiçet apo hot-dogët duhen shmangur gjithashtu sepse janë të pasur në kripë e yndyrna të rrezikshme.

Konsumi i tyre rrit jo vetëm kolesterolin por edhe tensionin e gjakut që është një faktor rreziku për sëmundjet e zemrës.

Drithërat
Karbohidratet e thjeshta që kanë humbur fibrën rrisin rrezikun e inflamacionit dhe kolesterolin. Këtu bëhet fjalë për orizin e bardhë, makaronat e përgatitura me miell të bardhë dhe buka e bardhë.

Ndikimi i tyre në shëndet është i njëjtë me atë të një kanaçeje me pije të gazuar. Edhe drithërat e mëngjesit nuk rekomandohen për kolesterolit.

Ato përmbajnë sheqerna të fshehur që rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Gjalpi
Gjalpi mund të përmbajë vitamina dhe acide yndyrore por me të duhet treguar kujdes. Konsumi i tepërt i gjalpit mund të ketë një ndikim të keq në nivelet e kolesterolit.

Në vend të tij, ekspertët rekomandojnë konsumin e yndyrnave të shëndetshme siç është vaji i ullirit apo avokado.

Produktet e bulmetit
Disa studime thonë se djathi i vjetëruar apo kosi mund të kenë yndyrna por ato nuk kanë ndikim tek kolesteroli në gjak.

Gjithësesi disa produkte të bulmetit duhen konsumuar pa e tepruar.

Një regjim ushqimor i shëndetshëm për zemrën kërkon më shumë ushqime me bazë bimore dhe ndjeshëm më pak të përpunuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *