Categories
Lajme

Lajmi i ditës. Sergio Ramos “hakmerret” keq ndaj Realit, transferimi i duhur për Barcelonën

Rivaldo beson se mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, do të ishte blerje ideale për Barcelonën në këtë kohë.

Ramosi ka kontratë me Real Madridin vetëm deri më 30 qershor dhe ende nuk ka treguar shenja se mund ta vazhdojë marrëveshjen me klubin.

Ramos e ka kaluar më shumë se një dekadë në Santiago Bernabeu, duke fituar shumë trofe të mëdhenj, dhe largimi i tij këtë verë nuk përjashtohet.

Ish-ylli i Barcelonës Rivaldo beson se për kapitenin e Madridit nuk do të duhej të ishte problem të kalojë te klubi rival.

“Një lojtar duhet të jetë profesionist dhe nëse ka oferta të mira, mendoj se është në rregull t’i dëgjosh ato”, tha Rivaldo.

“Natyrisht, Sergio Ramos do të ishte blerje e mirë për Barcelonën. Do të ishte historike”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *