Categories
Lajme

Nuk ka kaluar as një javë nga ardhja e Laporta si president, Barcelona arrin marrëveshjen personale me një super lojtar

Mbrojtësi i Bayern Munichut, David Alaba, me shumë mundësi do ta vazhdojë karrierën në La Liga, tek gjiganti katalunas Barcelona.

Alaba është në vitin e fundit të kontratës së tij me Bayernin dhe përkundër bisedimeve të shumta, nuk kanë arritur marrëveshje rinovimi. Ylli austriak ka konfirmuar tashmë se pas mbylljes së sezonit do të largohet nga Bavarezët, ndërsa nuk mungojnë klubet e interesuara për të.

Real Madridi ishte klubi më i përfolur për të ardhmen e tij, por tani si duket ka ndryshuar situata.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Barcelona ka arritur një marrëveshje verbale me mbrojtësin e Bayernit, Alaba.

Me gjigantët katalanas që në dukje mposhtën rivalët e tyre Realit për nënshkrimin e austriakut, vëmendja në Camp Nou tani është vendosur të kalojë diku tjetër.

Përveç Alabas, drejtuesit e Barcelonës e duan edhe sulmuesin e Manchester City, Sergio Aguero, i cili është një tjetër nga ata që do mund të vjen si lojtar i lirë në verë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *