Categories
Lajme

Ëndrra e madhe e Laportës, ja lojtari që do formonte një dyshe spektakolare me Messin

Joan Laporta fitoi zgjedhjet dhe është presidenti i ri i Barcelonës, detyrë që e ka mbajtur edhe në vitet 2003-2010, periudhë gjatë së cilës fitoi 12 trofe.

Sergio Aguero dhe David Alaba pritet të zbarkojnë në “Camp Nou” në fund të sezonit si lojtarë me parametra zero, teksa ëndrra e madhe e presidentit quhet Erling Haaland.

AS raporton se Laporta e adhuron sulmuesin 20-vjeçar të Dortmundit dhe po përgatit goditjen e bujshme. Problem mbetet situata financiare e klubit katalanas.

Barcelona ka rreth 1.1 miliard euro borxhe, por Laporta është gati të sakrifikojë për të ndërtuar një skuadër të forta, duke nisur nga rinovimi i Leo Messit dhe blerja e Haaland.

Disa lojtarë do të shiten në merkaton e verës, para që do të investohen menjëherë për bomberin viking, i cili do të formonte një dyshe spektakolare me “pleshtin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *