Categories
Lajme

Mbappe “injoron” Messin, e shkëmbën fanellën me pasardhësin e Leos te Barcelona (video)

Kylian Mbappe është njeriu i momentit, teksa i vetëm eleminoi Barcelonën nga Uefa Champions League. Francezi eklipsoi totalisht mungesën e Neymarit dhe tashmë është një nga kandidatët kryesorë për fitimin e trofeut të “Topit të Artë”. Në përfundim të ndeshjes së sotme, Kylian Mbappe ka bërë një veprim që nuk pritej.

Në përfundim te ndeshjes, zakonisht ndodh që dy lojtarët më të mirë të ndërrojnë fanellën. Pra sipas logjikës, Mbappe duhet ta ndërronte me Lionel Messin, por ky i fundit ka zgjedhur një tjetër futbollist. Ai e ndërroi fanellën me Pedrin, i cili u zëvendësua në minutën e 77-të. Me sa duket, Mbappe ka vendosur te respektojë idhullin e tij “Cristiano Ronaldon” dhe injoroi Lionel Messin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *