Categories
Lajme

Nuk është më vogëlushja që mbani mend, ja sa ka ndryshuar vajza e Paul Walker

Emri i Meadow Walker ka qenë gjithmonë i lidhur me atë të atit të saj, aktorit të ndjerë Paul Walker. Megjithatë, duket se Meadow dëshiron të krijojë vetë një emër dhe e ka nisur me këmbë të mbarë përfshirjen e saj në fushën e modës.

Pasi u shfaq më parë në një set fotografik për Proenza Schouler dhe nënshkroi me DNA Model Management në fillim të këtij viti, modelja 22-vjeçare sapo bëri debutimin e saj në pasarelë në sfilatën e vjeshtës 2021 të Givenchy, gjatë Javës së Modës në Paris.

Koleksioni “Vjeshtë 2021” është i pari nga drejtori i ri krijues i markës, Mattheë M. Williams, i cili tha se modelet kishin për qëllim të tregonin një “tension të vazhdueshëm midis dy botëve”. Ai shtoi në një deklaratë:

“Ka të bëjë me gjetjen e kuptimit personal në rrethana të vështira.”

Meadoë hapi shfaqjen duke sfiluar me një xhaketë asimetrike me një kapëse argjendi, të veshur mbi një fustan të kombinuar me geta, gjysmëçizme dhe një çantë gjeometrike.

eadow tha se ndjeu “mirënjohje të pafund” për mundësinë.

“Faleminderit Matt për mbështetjen dhe vendosmërinë tënde të plotë për të më çuar në mënyrë të sigurt në Paris nga NY”, shkroi ajo në Instagram. “Faleminderit të gjithëve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *