Categories
Lajme

VAR-i gaboi, ja pse penalltia e Messit ndaj PSG-së duhej të përsëritej

VAR-i duhej të reagonte për të përsëritur penalltinë e Lionel Messit në ndeshjen ndaj PSG-së, kështu raportojnë mediat spanjolle.

Mediat spanjolle besojnë se penalltia e ekzekutuar nga Lionel Messi ndaj PSG-së në përfundimin e pjesës së parë, duhej të përsëritej.

Ata tregojnë qëndrimin e Marco Verrattit, i cili ishte nisë drejt zonës së penalltisë akoma pa u ekzekutuar ajo.

E përditshmja spanjolle, Mundo Deportivo, ka komentuar penalltinë duke thënë: “Gjyqtari vetëm shikojë në qoftë se Keylor Navas po shkelte vijën e golit”.

AS në anën tjetër, gjithashtu raportojnë se penalltia duhej të ishte përsëritur dhe ky mund të jetë ‘një nga dështimet më të mëdha të VAR’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *