Categories
Lajme

Griezmann të shitet, Barça me 10 vetë kur ai është në fushë

Antoine Griezmann është një nga blerjet më të shtrenjta në historinë e Barcelonës, por ende nuk i ka justifikuar aspak paratë e derdhura për blerjen e tij. Ai vazhdimisht merr kritika nga specialistët për paraqitjet në fushë.

Së fundmi flitet për shitjen e tij nga presidenti Laporta dhe në lidhje me këto prapaskena folur Hristo Stoichkov, ish-sulmuesi i Barcelonës dhe ish-fitues i Topit të Artë. Hungarezi ka kritika të ashpra për Griezmann dhe shprehet se Barça luan me 10 vetë kur ai është në fushë.

“Kurdoherë që Griezmann është në fushë, Barcelona luan 10 lojtarë. Nëse drejtuesit duan të bëjnë diçka në planin afatgjatë, duhet ta shesin atë. Trincao dhe Braithëaite duhet të qëndrojnë në ekip. Çfarë po bën Griezmann atje”, u shpreh Hristo Stoichkov.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *