Categories
Lajme

Jam shqiptar, një ditë dua të garojë për vendin tim/ Këngëtari favorit për të fituar Eurovizonin këtë vit është shqiptar, do përfaqësojë një shtet tjetër

Mëngjesin e sotëm, i ftuar në një lidhje me “Skype” në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri Tv, ishte këngëtari me origjinë shqiptare Gjon Muharremi i njohur si Gjon’s Tears, që do të përfaqësojë Zvicrën në Eurovizion.

Në lidhje me këtë arritje të tij, ai u shpreh: Më është dashur shumë punë dhe shumë vullnet për të arritur këtu.

I pyetur nga moderatorja Eneida Ndoci mbi këtë sukse të kohëve të fundit ku këngëtari ka arritur të jetë në faqen e parë të portaleve zviceriane, ai tregoi:

‘Unë dua të bëj muzikë për të tjerët dhe dua t’i prek njerëzit, pasi dua që ato të emocionohen nga zëri dhe muzika ime.’

Gjon foli dhe për këngën me të cilën do të përfaqësojë dhe Zvirën në Eurovizion , e titulluar “Tout l’univers” .

Eneida: A ke menduar ndonjëherë të përfaqësosh Shqipërinë në Eurovizion? Gjon: Po kam pasur ndërmend, por nuk u bë. Unë do të doja ta përfaqësoja Shqipërinë, dhe jam i lumtur që u bë e mundur në Zvicër dhe mu dha mundësia të jem në Eurovizion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *