Categories
Lajme

Koeman nuk e bind presidentin e ri, ja trajneri që Laporta do në stolin e Barcelonës

Julian Nagelsmann është tekniku numër një në listën e presidentit të ri, Joan Laporta, për stolin e Barcelonës nga sezoni i ardhshëm, edhe përpara Ronald Koeman. Këtë zbulim e ka bërë gazetari Manu Carreño në “El Larguero” të “Cadena SER”.

Ai shpjegoi se Laporta dhe Mateu Alemany nuk ishin shumë mbështetës apriori të mbajtjes së hollandezit në stol. Informacioni i lartpërmendur thekson që, nëse Koeman do të fitonte ndonjë titull këtë sezon, mund të vazhdonte.

Përndryshe, presidenti i ri mendon për alternative të tjera. Ndër trajnerët e tjerë, që e intrigon më së shumti Laportën, është Nagelsmann, që drejton RB Leipzig. Sipas Carreño, Laporta e respekton shumë Koeman, por nuk do ta kishte zgjedhur atë për të drejtuar projektin e tij sportiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *