Categories
Lajme

Prifti vjedh paratë e dhuruara për kishën dhe i shpenzon për të parë po…

Për të mos shkelur parimet, një prift i Pensilvanisë preferoi të vizitonte faqet pornografike në vend që të kryejë marrëdhënie seksuale. Problemi qëndron te fakti që ai përdori paratë e mbledhura nga donatorët për kishën me qëllim që të siguronte aksesim në faqet pornografike.

Glenn E. Yothers akuzohet se ka vjedhur 120 mijë euro dhe kjo ka ndodhur për disa vjet: nga viti 2015 deri në 2019. Hetimet për rastin nisën dy vjet më parë, kur anëtarët e tjerë të kishës vunë re mungesa në buxhet.

Pas hetimeve, prifti Yothers ndaloi transferimin e parave në faqet ku shikonte porno. Por policia monitoroi të gjitha transaksionet e tij dhe gjeti pagesa në faqet e internetit. Prifti u justifikua se paratë nuk ishin për faqet e internetit, por për individë që donte të ndihmonte.

Ai shtoi se ndihej vetëm. Problemi, sipas anëtarëve të tjerë të kishës, nuk qëndron në faktin që paratë i shpenzoi për të parë porno. Por në faktin që paratë e shpenzuara ishin të kishës dhe jo të tijat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *