Categories
Këshilla

5 hapa që duhet të ndërmerrni për të shtuar 10 vite jetë

Dëshironi të zgjasni jetëgjatësinë me 1 dekadë më shumë? Një studim i ri sugjeron se mund ta bëni këtë duke ndjekur këto pesë zakone të shëndetshme:

  • mos pini kurrë duhan
  • mbani një indeks normal të masës trupore
  • ushtrohuni rregullisht
  • mos pini shumë alkool
  • konsumoni një dietë të shëndetshme

Ndjekja e këtyre 5 faktorëve të stilit të jetesës në moshën 50 vjeç, krahasuar me ata që nuk ndjekin asnjë prej tyre, lidhen me 14 vite më shumë jetë tek gratë dhe 12.2 vite jetë shtesë tek burrat. Secili nga këta faktorë lidhet në mënyrë të konsiderueshme me një rrezik më të ulët për vdekjen nga dy vrasësit kryesorë, sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri.

“Këto janë disa nga shkaqet kryesore të vdekjes së parakohshme, kështu duke parandaluar ose ulur incidencën e këtyre sëmundjeve, rrit jetëgjatësinë dhe probabilitetin e mbijetesës pas diagnozës me këto sëmundje”, thotë dr. Meir Stampfer, profesor tek Shkolla Mjekësore e Harvardit.

3 shtetet që renditen të parat për jetëgjatësinë janë Monako, me 89.4 vite, Japonia me 85.3 vite dhe Singaporti me 85.2 vite. Ndërsa shtetet me jetëgjatësinë më të ulët, bazuar tek këto të dhëna, janë: Çadi me 50.6 vite, Guinea-Bissau me 51 vite dhe Afganistani me 51.7 vite.

Burimi: CNN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *