Categories
Lajme

Çifti i dashur për shqiptarët do bëhen prindër për herë të parë, pas 10 vitesh bashkë

Lajmet për barkun e rrumbullakosur të Orinda Hutës (ndonëse ajo është kujdesur që në fotot e saj të mos kuptohet asgjë) qarkullojnë në portale prej disa javësh tashmë. Jo vetëm duke u nisur nga veshjet, kryesisht të gjera të këngëtares dhe moderatores së “Jo vetëm modë” në Tv Klan, por edhe nga zërat pranë çiftit, të cilët kanë filluar të dyshojnë se Orinda dhe Turi janë në pritje të fëmijës së parë.

Lajmi ende nuk është konfirmuar nga çifti i njohur, por revista Who ka mësuar nga miq pranë tyre se Orinda është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhet nënë. Për Turin dhe Orindën nuk është ende koha për ta ndarë lajmin me të gjithë, megjithatë fansat e të dyve në rrjetet sociale kanë nisur dyshimet dhe pas tyre edhe urimet.

Orinda dhe Turi kurorëzuan dashurinë e tyre në korrik të vitit 2017, pas 10-vjetësh bashkë dhe tashmë, me siguri, mezi presin të kenë mes tyre edhe një fryt të dashurisë shumëvjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *