Shumë familje në Kosovë pa ndonjë zgjidhje tjetër marrin rrugën e gurbetit duke kthyer kokën pas me mall për atdheun.
E ktij fati nuk i shpëtoi as 7 vjeçarja, Alea Bytyçi, nga Malisheva.Të mërzitur për largimin e Aleas nga Kosova ishin stafi i shkollës.
“Stafi i shkollës përshëndeten Alean dhe i uruan shëndet, fat dhe suksese në jetën e saj të cilën do ta vazhdoj në Itali, gjithashtu falenderoj edhe familjarët z. Bedri R Bytyçi me familje për dhuratat dhe respektin ndaj nxënësve, mësuesve dhe drejtorit të shkollës!
Shokët dhe shoqet e kalsës i kërkuan Aleas që t’i mos i harrojë kurrë ata.
Urojmë që nuk do të kemi më largim të nxënësve dhe familjarëve për në mërgim, ata meritojnë të shkollohen dhe punojnë në vendin e tyre”, thanë nga stafi i shkollës përmes një shkrimi.