Categories
Lajme

Elbasan, gjyshja shet lule tek varr.ezat për të kuruar mbesën 19-vjeçare nga sëmundja e rëndë

Në qytetin e Elbasanit, stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” preku nga afër historinë e dhimbshme të Kristinës, studentes që tumori po i shkatërron jetën, ajo as flet e as dëgjon më. Për të kujdeset me shumë dashuri gjyshja e saj 67-vjeçare Ruzhdia. Ajo shet lule pranë varrezave duke mbuluar shpenzimet e kurimit të Kristinës. Por dhimbja në shtëpinë Lala duke se s’ka fund, edhe e ëma e Kristinës është e sëmurë. Pamundësitë ekonomike ua vështirësojnë jetën çdo ditë, sëmundja është ulur kembëkryq në këtë shtëpi.

Operacioni i Kristinës kushton 20.000 euro por gjyshja nuk ka asnjë mundësi për të grumbulluar këtë shumë parash. Nëse nuk kryhet operacioni vajza rrezikon të mbetet e paralizuar madje të humbasë edhe jetën. Gjyshja e përvuajtur siguron jetën për të trija. Ky është rrëfimi i saj i dhimbshëm.

“Quhem Ruzhdie Lala, jam 67 vjeç, jetoj këtu në Elbasan, jetoj bashkë me vajzën time dhe mbesën Kristinën, i kam të dyja të pamundura, i kam të dyja të sëmura. Vajza im është rrëzuar mbeti kështu, por vajza ime e shkretë nuk po kërkon gjë për vete, kërkon ndihmë vetëm për Kristinën. Është vrasje për mua, është mbesa ime që më që më plagosi zemrën tani në fund, Kristina është 19 vjeç. Një ditë erdhi nga shkolla dhe më tha nëna unë nuk po të dëgjoj, mbesa ka dy menaloma rrëze veshëve, kaloi paralizë, pastaj i iku dhe e folura. Kristina ka një vit që vetëm duke shkruajtur komunikon me mua, me shkruan dua bukë, dua ujë. Kristina ka qenë një fëmijë inteligjent, ka qenë aktiviste, ndihmonte ata më të pamundurit, tani ajo studionte për mami këtu në universitetin e Elbasanit, por Kristi im nuk mund të dalë, as i njeh shoqet, e kanë lënë këmbët e la dora, e la dhe goja, vetëm mendjen e ka të freskët. Tumori tek veshët tani është në rritje, mjekët më thanë se duhet një ndërhyrje tjetër patjetër që duhet, pa këtë ndërhyrje mbesa rrezikon të mbetet në vend fare dhe të mos lëvizi më, të ngelet trung, mos të ushqehet më nëse nuk operohet, operacioni duhet të kryhet më thanë mjekët pasi rrezikon seriozisht jetën. Operacioni është shumë i kushtueshëm, është mbi 20.000 euro. Unë nuk kam asnjë mundësi. Vetë shes ndonjë tufë me lule në rrugë. Fitoj ndonjë qindarkë që t’u marr ndonjë medikament mbesës dhe vajzës, t’i ushqej, unë nuk e mbuloj dot koston e shpenzimit për të shëruar Kristinën, gocës po i ikën jeta, ku të mbytem unë?. Unë nuk kam një kam dy, nuk po qaj për gocën time por për mbesën, më ka shkatërruar, është gjithçka, më është gjymtuar më është shkatërruar shpirti, zemra, ku do i lë gocat unë, më keq nuk ka. Më ndihmoni ta shëroj këtë fëmijë, ju lutem do shpëtoni një jetë bija do të jetojë unë nuk ia realizoj dot si gjyshe”,-përfundon me këtë apel të fuqishëm për ndihmë, gjyshja e Kristinës në Elbasan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *