Categories
Lajme

Këngëtarja e njohur “mërzit” shumë nga fansat e saj, i bashkohet Veliajt

Këngëtarja e njohur shqiptare, Marsela Çibukaj, në një rrëfim për historinë e saj, tha se familja ishte skeptike kur ajo vendosi të kthehej në Shqipëri. Por, kur panë ndryshimet e bëra çdo vit e më shumë, tha se ndihet krenare kur familja dhe miqtë e saj vijnë kaq shpesh në Tiranë.

“Mbaj mend frikën që kishin prindërit e mi, që vazhdojnë të jetojnë në Itali, për këtë vajzë që do kthehej në Shqipëri, se imagjinonin një Shqipëri shumë të egër, të paorganizuar. Çdo vit, sa herë që ata apo miqtë e mi italianë vijnë këtu, jam gjithmonë e më shumë krenare se i tregoj një rrugë që është bërë më mirë se vitin që shkoi, një çerdhe më afër shtëpisë se ç’ka qenë një vit më përpara. Kam qejf të mburrem para miqve të mi të huaj, se ndoshta në fillim na kanë parë pak me përbuzje në ato vite ku ishim të dëshpëruar, dhe më vjen mirë kur më marrin në telefon dhe thonë se duan të kthehen në Tiranë për së dyti a për së treti. Kjo do të thotë se ka një përmirësim dhe dua të besoj te përmirësimi që është në vazhdim, dua që të vazhdojë edhe në të ardhmen. Jemi të rinj, kemi dëshirë të shpresojmë që një ditë fëmijët tanë, familjet tona, qoftë edhe prindërit që mund të kthehen nga emigracioni prej shumë vitesh, të kenë atë standard jetese, ato kushte e ato mundësi si në të gjitha vendet e tjera të botës”, tregoi Marsela.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *