Categories
Këshilla

Një grusht me lajthi dhe kikirikë duhet ta hani çdo ditë, zbuloni pse

Konsumimi i një grushti me lajthi ose kikirika në ditë, jo vetëm që të mban larg urisë për ushqime të shpejta e të dëmshme, por edhe një zakon i shëndetshëm. Ndërkohë që studimet e mëparshme kanë theksuar vlerat ushqyese që kanë këto fruta të thata, një tjetër studim i ka lidhur ato me uljen e rrezikut të vdekjes dhe të prekjes nga sëmundjet kronike.

Në këto të fundit përfshihen sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, ato neurodegjenerative ku bëjnë pjesë Alzhaimer dhe Parkinson, sëmundjet kardiovaskulare, kanceri dhe diabeti. Konsumimi i gjalpit të kikirikut nuk është parë të ketë ndonjë efekt mbrojtës.

Studimi ka përfshirë të dhënat e 120’000 meshkujve dhe femrave të moshës 55-69 vjeç. Ata që konsumonin lajthi dhe kikirika kanë treguar shifra mbersëlënëse përsa i përket vdekjeve dhe prekjes nga sëmundjet e rënda.

Studiuesit madje kanë përcaktuar se sasai e duhur e konsmimit ditor është 10 gram. Një sasi më e lartë nuk ka treguar ndikim në këtë kuadër.

Burimi: CBS News/ Anabel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *