Categories
Receta

Nuk ka si ballokumet e Elbasanit, mësoni recetën orgjinale

Nëse jeni akoma në përgatitje e sipër për ballokumet me shije unike të Elbasanit, kjo është receta origjinale.

Përbërësit:

  • 1 kg miell misri i situr
  • 1 kg sheqer
  • 0.5 kg gjalpë
  • 8 kokrra vezë
  • Një enë e madhe bakri e pakallajisur ose prej qelqi

Përgatitja

Tretet gjalpi dhe pastaj rrihet me sheqerin e bërë pluhur deri sa të bëhet një masë e bardhë. E mira është që rrahja e masës të bëhet me dorë, sepse fundi i rrahjes ndihet kur të duket se preken fije me dorën që po përzien masën. Shtohen vezët një nga një. Rrihen derisa të bëhet një masë e vetme.

Pastaj hidhet mielli dalëngadalë duke vazhduar përzierjen. Kujdes në hedhjen e miellit, sepse mielli i tepërt i bën të forta ballakumet pas pjekjes. Prandaj, pasi është harxhuar sasia e paracaktuar e miellit, brumi lihet rreth 15 minuta në qetësi pavarësisht se ai mund të duket i qullët. Kjo kohë mjafton që grimcat e miellit të thithin lagështirën e brumit të qullët. Pas kësaj brumit mund t’i shtohet edhe një dorë miell nëse është e nevojshme kur ai mbetet si i qullët.

Pjekja

Pudroset tepsija me miell dhe mbi të vendosen topat e brumit me madhësinë e grushtit të dorës. Pastaj futet tepsija në pjekje për rreth 40 minuta në 170°C deri sa të formojë pak kore (jo të skuqet). Nxirret tepsija dhe lihet të ftohet me qëllim që ballokumet të shkëputen lehtësisht.

Ju bëftë mirë… dhe gëzuar! /Class

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *