Categories
Këshilla

Për të ruajtur shëndetin e bebit, gratë shtatzëna duhet të heqin dorë nga këto 7 ushqime

Gjatë shtatzënisë, gratë përpiqen t’i përbehen një mënyre të shëndetshme jetese dhe diete, për foshnjat e tyre dhe për veten. Disa ushqime dhe pije nuk janë dhe aq të sigurta për t’u konsumuar gjatë 9 muajve të shtatzënisë.

1. Lloje të caktuara të peshkut

Kur jeni shtatzënë është mirë të qëndroni larg dy lloje peshqish

Peshqit që përmbajnë nivele të larta merkuri. Sipas studimeve, merkuri lidhet e problemet e zhvillimit dhe problemet e trurit te foshnjat. Krapi përmban nivele mesatare merkuri, prandaj duhet të konsumohet me kujës. Jo më shumë se një porcion në jave

Peshqit e kapur në lumenj, përrenj e pellgje. Ata janë të mbushur plot ndotës. Te ky lloj peshku futet shpesh salmoni dhe trofta. Ato mund të përmbajnë nivele të larta të bifenileve të poliklorinuara.

2. Djathërat e butë

Djathërat e butë janë të shijshëm por përmbajnë E.coli dhe listeria, baktere që mund të shkaktojnë kushte jo të mira shëndetësore për ju dhe probleme serioze për shtatzëninë tuaj. Këto djathra përfshijnë; Roquefort, Camembert, Gorgonzola, etj. Abcnes.al ju sugjeron të zgjidhni djathëra të fortë. Djathin e butë mund t hani vetëm pasi të jeni 100% të sigurt që është bërë nga qumështi i pasterizuar.

3. Ushqim deti të tymosur

Këto ushqime të kripura nuk janë të sigurta, vetëm nëse i gatuani në 74 gradë Celsius. Ato mund të përmbajnë listeria monocytogenes, bakteret që shkaktojnë listeriozën, një gjendje e rrezikshme për ju dhe të voglin tuaj. Për të parandaluar listeriozën,zgjidhni ushqime deti të konservuara ose të sigurta.

4. Kafeina e tepërt

Sasitë e tepërta të kafeinës lidhen me peshën e ulët të lindjes së foshnjës, lindje të parakohshme dhe madje edhe me abortin. Kështu që është e rëndësishme të mbani konsumin e kafeinës nën kontroll. Një filxhan kafe në ditë konsiderohet e sigurt. Mos harroni se çaji jeshil dhe pijet e gazuara përmbajnë kafeinë gjithashtu. E mira është të zgjidhni pije pa kafeinë, për shembull ujë dhe lëngje frutash.

5. Mos hani sallame

Ju duhet të shmangni konsumin e të gjithë mishrave të gatshëm, të njohur si sallame, pasi ato përmbajnë bakteret listeria që krijojnë problemet për të cilat flasim kaq shumë. Por, nëse i keni shumë qejf, mund t’i gatuni në një temperaturë 75 gradë Celsius.

6. Çajrat bimorë dhe suplementet e tjera bimore

Të gjithë i konsiderojmë bimët si ushqimi më i shëndetshëm në Tokë, dhe kjo është e vërtetë për pjesën më të madhe. Sidoqoftë, disa barëra janë përdorur shumë shekuj më parë për të ndërprerë shtatzënitë, dhe për fat të keq, ato ende kanë të njëjtin efekt. Për të mos bërë asnjë e gabim fatal, zgjidhni të pini çaj jeshil ose çaj të zi.

7. Alkooli

Alkooli që pini mund të kalojë nëpër placentën e fëmijës tuaj në zhvillim. Ndërsa trupat e të rriturve kanë fermente të veçanta që ndihmojnë në prishjen e alkoolit dhe nxjerrjen e tij nga trupi juaj, një fetus mund të ketë sasi shumë të vogla të tij ose i mungon plotësisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *