Categories
Këshilla

Ka shije të mirë dhe shumë gjëra të tjera. Po iu tregoj disa nga arsyet pse duhet ta përdorni sa më shpesh Kinoa

Inkasit i referoheshin Kinoas si “Nëna e Farërave” dhe e konsideronin si të shenjtë. Ata e kultivonin Kinoan në Amerikën e Jugut në sasi të mëdha në lartësitë e Andeve. Ajo ishte gjithashtu ushqimi i tyre kryesor për 5.000 vjet. Pushtuesit spanjollë, duke mos ditur vlerën e saj, pothuajse e zhduken fare Kinoan duke e bërë atë të paligjshme për Indianet Vendas që ta kultivonin. Në vitin 1980, dy amerikanë rizbuluar Kinoa dhe filluan rritjen e saj në Kolorado.

Ka shije shumë të mirë, e pasur me proteina, dhe është pjesë e tendencës apo prirjes së madhe për të konsumuar ushqime pa gluten.

Ja arsyet pse duhet ta konsumoni sa me shpesh atë:

E pasur me proteina– është i ngjashëm me proteinat e qumështit dhe ka më shumë proteina në krahasim me orizin, melin apo grurin.

Saponinet që nxirren nga Kinoa përdoren për të përmirësuar shëndetin e lëkurës dhe shërimin e plagëve duke e bërë një antiseptik të mirë.

Nje burim i mirë i riboflavin – riboflavin ndihmon në uljen e sulmeve të frekuencave në dhimbjet e migrenës duke përmirësuar metabolizmin e energjisë brenda trurit dhe qelizat e muskujve.

Ka vetëm 172 kalori për 1⁄4 e një filxhani me Kinoa të tharë.

Meqenëse s’është e lidhur me grurin apo drithërat, është pa gluten.
Miliona njerëz kane zbuluar se ndihen më mire dhe kanë humbur peshë ndërkohë ata reduktojnë dhe produktet me bazë gruri.

Nje burim i mirë i riboflavines e cila ndihmon në uljen e sulmeve të frekuencave në dhimbjet e migrenës duke përmirësuar metabolizmin e energjisë brenda trurit dhe qelizat e muskujve.

Është një karbohidrat kompleks me indeks të ulet glicemik. Dhe njëkohësisht është shumë e mirë për menaxhimin e peshës.

Kuinoa është e mbuluar me një kimikat toksik të quajtur saponin. Për këtë arsye është e rëndësishme që quinoa të shpëlahet me ujë te bollshëm para përdorimit. Gjithashtu, Sadia është çelësi kryesor—me ushqimet te ashtuquajtura “superushqim”-duhet të hahen me kujdes, dhe nuk rekomandohet të hahen çdo ditë. Disa herë në javë është e mjaftueshme. Edhe pse quinoa nuk klasifikohet si ushqim tipik në shkaktimin e alergjive dhe nuk përmban shumë kimikate, ai përmban oksiliacid. Për njerëzit që kanë alergji nga oksiliacided është e pakëshillueshme.

A e dini se:

•Në Amerikën e Jugut, saponina e nxjerrë nga kinoa, përdoret si detergjent për larjen e rrobave

• Aftësia ngjitëse, shija e hidhur, dhe saponina shkumëzuese bën që zogjtë të largohen dhe të mos e hanë . Shkencëtarët vendosen të krijojnë Kinoa që nuk përmban saponinë dhe e dini çfarë ndodhi? Zogjtë e hëngrën të gjithë quinoa-n

• Më shumë se 91.000 kg kinoa kultivohet çdo vit në malet “Rocky Mountains” në SHBA

• Kinoa është me e ëmbël kur rritet në lartësi mbi 3.800 metra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *