Categories
Lajme

Si të përgatisim sallatë me kinoa, mollë dhe bajame. Super e shijshme!

Sot po ju shkruaj për sallatën me kinoa, mollë dhe bajame. Eshtë super e shijshme dhe jua sugjeroj. E keni të thjeshtë për ta gatuar.

Përbërësit:

  • 1/3 filxhan boronicë e kuqe
  • 1 kokërr mollë jeshile
  • ¼ lugë çaj qepë pluhur
  • 675 gr spinaq
  • 1 filxhan lëng pule
  • 2 lugë çaj mustard Dijon
  • 1 lugë çaj lëng limoni
  • 2 lugë gjelle reçel mjedre
  • ½ filxhan kinoa të bardhë, të kuqe apo të zezë, sipas dëshirës
  • 1 lugë çaj fara lulekuqe
  • Kripë dhe piper
  • 1/4 filxhan vaj ulliri ekstra të virgjër
  • 1/4 filxhan balsamiko
  • 1/3 filxhan bajame
  • 2 lugë gjelle

Përgatitja:

Hidhni kinoa në një sitë dhe shpelajeni me ujë të bollshëm për ti hequr cipën e hidhur. Në një tenxhere përzieni quinoa dhe lëngun e pulës, lëreni të zieje në zjarr me temperature jo shume te larte. Ndërkohë shtoni bajamet dhe farat e lulediellit në tigan pa vaj në zjarr të mesëm, kaurdisini çdo 15 sekonda për rreth 1-2 minuta, qëroni dhe priteni në kubik mollën jeshile dhe hidhini në lëngun e limonit.

Hiqeni kinoan nga zjarri dhe lëreni të ftohet plotësisht. Miksoni spinaqin, boronicat e kuqe, qepën pluhur, mollën në kubik dhe kinoan e ftohur plotësisht. Miksoni sëbashku kripë, piper, fara lulekuqe, vaj ulliri, balasamiko, mustardë Dijon dhe për t’i dhënë më shumë shije mbi të hidhni pak reçel mjedre.

Në fund hidhni salcën dhe bajamet me farat e lulediellit të skuqura, nëse dëshironi mund ti shtoni pak djathë feta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *