Categories
Lajme

Barcelona akord me yllin e njohur, Ronald Koeman del publikisht kundër Koeman

Ronald Kuman i ka idetë e qarta për të forcuar sulmin e Barcelonës dhe për të hedhur hapin e madh drejt fitoreve të titujve. Trajnerit holandez i pëlqejnë disa sulmues dhe në listë ka emra si Erling Haland, Memfis Depaj apo Romelu Lukaku.

Në anën tjetër drejtuesit e skuadrës dhe presidenti Joan Laporta janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Serxho Agueron. Por këtu kemi krisjen e parë mes trajnerit dhe presidentit të sapozgjedhur. Aguero nuk është në listën e preferencave të tij. Atij i pëlqejnë shumë sulmuesit e fortë dhe të rinj. Erling Haland (20 vjeç) ka gjithçka për të shkëlqyer te Barcelona.

Pas tij janë vënë ekipe shumë të mëdha në Europë sepse po shkëlqen me Dortmundin. Klauzola e tij është 75 milionë euro, por sigurisht që agjenti Mino Raiola do të kërkojë të tjera shifra për të vënë në zbatim blerjen e kontratës së tij. Edhe Romelu Lukaku (27 vjeç) i pëlqen shumë Ronald Kumanit.

Një goleador i fortë dhe vendimtar. Ai ka bërë një sezon mjaft të mirë me Interin duke e renditur në krye të Serisë A. Ka shënuar 25 gola në 33 ndeshje, çka e bëjnë një sulmues të besueshëm. Në verën e vitit 2019 kushtoi 65 milionë euro dhe 10 të tjera në bonuse, por ka kontratë deri në vitin 2024. Edhe Siti është pas tij. Dëshira e madhe e Kumanit që nga koha kur mori drejtimin e skuadrës ka qenë Memfis Depaj. Nuk është një sulmues qendre sepse i pëlqen të niset nga anësorja, por ai mund të shënojë 15-30 gola në sezon. Kuman e njeh mirë dhe ka raport pozitiv me të.

Në Barcelonë thonë se Serxho Aguero do të firmosë kontratë deri në vitin 2023, por trajneri Kuman nuk e pëlqen. Nuk ka dyshime në kualitetin e tij dhe talentin si futbollist. Kundër argjentinasit “punon” vetëm mosha. Kuman do një sulmues të ri dhe potent për të ardhmen. Në 2 qershor do të festojë 33-vjetorin e lindjes dhe nuk është profili i duhur. Këtë sezon ka shënuar vetëm 2 gola në 12 ndeshje dhe ka pasur probleme fizike. Kuman nuk ka folur për këtë temë, por vetëm për ndeshjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *